Sport

Ja se si Shakira i zbuloi tradhëtinë e Piqué...

Këngëtarja dhe ish-futbollisti, edhe pse të ndarë, vazhdojnë të monopolizojnë kopertinat

16 Janar 2023, 13:21 Nga DOSJA

Ja se si Shakira i zbuloi tradhëtinë e Piqué...

SPANJE - Konflikti mes Shakirës dhe Gerard Piqué është sërish në të gjitha kopertinat e mediave pas publikimit të këngës 'BZRP Music Sessions #53', ku kolumbiani la disa sugjerime për ish-futbollistin. 

Disa javë më parë, media të ndryshme publikuan thashethemet, se si Shakira e kishte zbuluar pabesinë e partnerit të saj të atëhershëm. U tha se kjo erdhi për shkak të një kavanozi me reçel, të cilin pasi ishte larguar nga shtëpia për disa ditë e gjeti bosh në kthim, pavarësisht se as Pique dhe as fëmijët e tij nuk i pëlqenin reçelin. 

Pavarësisht se artistja nuk e konfirmoi këtë version, në një intervistë për median ‘This Morning’, ajo iu referua faktit, se kontrolloi frigoriferin në shtëpinë e saj për të zbuluar gjërat që kishin ndodhur kur ajo nuk ishte aty.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

Siç kanë treguar në programin Univisión, ‘El Gordo y la Flaca’, këngëtarja e ka konfirmuar tradhtinë përmes një agjencie detektive me të cilën ka kontaktuar. Mirëpo, detektivët kanë qenë ata që kanë “tradhtuar” Shakirën, duke bërë publike një pjesë të informacionit në media, pasi kanë marrë pamje ekskluzive. 

Kolumbianja nga ana e saj do t'i kishte të gjitha imazhet e Piqué në situate komprometuese me një grua tjetër. Në programin “El Gordo y la Flaca” nuk mungojnë as fotot që nuk do të dalin kurrë në dritë: Shakira ka paguar për to dhe kërkon të ruajë privatësinë e saj. 

Megjithatë, paparaci Jordi Martín, në të njëjtin program, dha më shumë detaje një javë më parë: “Shakira nuk donte që lajmi të dilte. Gerardi është ai që e detyroi të largohej. Në momentin që del gjëja e vajzës, filloj të zbuloj se kush është… Ajo është 22 vjeçe dhe më thonë se është punonjëse natën në një disko që Pique e frekuenton shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll