Sport

Reali i poshtëruar nga Barça? Ancelotti, i revoltuar nuk e pranon: “Kjo është mungesë respekti, ata luajtën më mirë se ne”...

“Ky ekip ka cilësitë për të qenë sërish konkurrues, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Reali zakonisht fiton finalet. Ne do të kthehemi,”- ka deklaruar italiani

16 Janar 2023, 14:11 Nga DOSJA
Reali i poshtëruar nga Barça? Ancelotti, i revoltuar nuk e pranon:

SPANJE - Poshtërim?!... Kështu e kanë komentuar disa media spanjole humbjen e mbrëmshme të Real Madrid ndaj Barcelonës në Superkupë e Spanjës. Një term, megjithatë, që Carlo Ancelottit nuk i ka pëlqyer.

“Është mungesë respekti ta thuash këtë. Ne humbëm kundër Barçës, por i mundëm në ligë. Ata luajtën më mirë dhe e merituan fitoren, kaq. Është një moment i komplikuar, i vështirë, siç ndodh shpesh në një sezon.

Ne duhet të qëndrojmë së bashku. Ky ekip ka cilësitë për të qenë sërish konkurrues, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Reali zakonisht fiton finalet. Ne do të kthehemi, jam i sigurt”,- është shprehur Ancelotti për “Movistar”.

Skuadra e Carlo Ancelottit vjen nga fitimi i La Ligës dhe Champions League, trofe që kurrësesi nuk duhen harruar. “Nuk mendoj se është vetëm një çështje, por niveli i ulët i disa lojtarëve dhe ngarkesa fizike. Ne pamë kësaj here një nivel shumë të ulët vizioni te lojtarët e Madridit,”- shtoi trajneri italian.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll