Sport

VIDEO/ Cristiano do të jetë kapiteni i yjeve të Arabisë Saudite... kundër Leo Messit

Të enjten e ardhshme, më 19 janar, portugezi dhe argjentinasi do të përballen sërish në një fushë në miqësoren që seleksioni i Riadit dhe PSG do të luajnë në Arabinë Saudite. Cristiano do të jetë kapiteni i këtij seleksioni.

16 Janar 2023, 11:50 Nga DOSJA

VIDEO/ Cristiano do të jetë kapiteni i yjeve të Arabisë

ARABIA SAUDITE - Një duel i ri po vjen mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Do të jetë e enjtja e ardhshme, më 19 janar, në Arabinë Saudite. Arsyeja? Një ndeshje miqësore mes Paris Saint Germain dhe një ekipi me yje nga dy skuadrat kryesore të Arabisë Saudite, Al-Hilal dhe Al-Nassr.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, dje u informua se do të kishte nderin të mbante shiritin e kapitenit të asaj skuadre gjatë ndeshjes miqësore. Një mundësi e re për t'i parë këta dy kolosë futbolli bashkë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën fushë.

Këtë javë, ekipi parizien i PSG-së do të bëjë një turne në Lindjes së Mesme, ku pas Katarit ku do të takojë pronarët e saj, do të stacionohet për një miqësore në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll