Sport

Mesazhi ngushëllues për Valverden: "Një nga javët e vështira, që duhej të kalonim"

Partnerja e mesfushorit të Real Madridit, shkruan: “Tani duhet të kalojmë disa muaj të vështirë, por do të dalim nga kjo gjendje dhe gjithçka do të mbetet një anekdotë”

16 Janar 2023, 11:34 Nga DOSJA

Mesazhi ngushëllues për Valverden: "Një nga javët e

SPANJE - Gazetarja sportive Mina Bonino, partnerja e mesfushorit Fede Valverdes, i ka dedikuar një mesazh futbollistit të Real Madridit pas finales së Superkupës së Spanjës, ku ‘los blancos’ humbi 3-1 ndaj FC Barcelonës.

"Kjo javë ishte një nga më të vështirat që na është dashur të kalojmë, por ja ku je me buzëqeshjen tënde, duke u përpjekur të na inkurajosh dhe të japësh gjithçka për ne. E di që ke dashur që ky titull të na lehtësojë sadopak dhimbjen, por ti mos na keni ne”,- ka shkruar Mina Bonino në Instagram, duke ndarë mesazhin për Valderden me mbi 820 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

“Tani duhet të kalojmë disa muaj të vështirë, por do të dalim nga kjo gjendje dhe nga të gjitha ato që do të vijnë, gjithçka do të mbetet në një anekdotë”,- ka përfunduar mesazhin e saj e dashura e mesfushorit Valverde të real Madridit, i cili mori më shumë se 138.000 pëlqime vetëm në 12 orë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mina Bonino (@minabonino)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll