Sport

Mesfushori Emre Can mendon: "Jashtë më vlerësojnë më shumë, se këtu në Gjermani"

Megjithatë, mesfushori turko-gjerman është i vendosur të vazhdojë të luajë letrat me verdhezinjtë e Dortmundit

16 Janar 2023, 10:51 Nga DOSJA
Mesfushori Emre Can mendon: "Jashtë më vlerësojnë

GJERMANI - “Kam ndjesinë se më vlerësojnë më shumë jashtë se sa brenda”. Kështu ka thenë në një intervistë të raportuar nga Sky Sport Deutschland, ish-lojtari i Juventusit,  Emre Can, i cili tashmë është me Dortmundin:

"Jashtë Gjermanisë, - shpjegon mesfushori, - kam një vlerësim krejt tjetër, veçanërisht në Angli. Ndoshta më pëlqejnë më shumë si një futbollist në Premier League, sepse në Bundesligë më gjykojnë në një mënyrë shumë më kritike”. 

Megjithatë, turko-gjermani është i vendosur të vazhdojë të luajë letrat verdhezi: "E di që nuk jam shprehur në maksimum që kur jam te Dortmundi. Këtu, megjithatë, jam i lumtur dhe jam pranë familja që jeton në Frankfurt është një ngushëllim i madh”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll