Sport

Dhunë në futbollin maroken, arrestohen 18 tifozë pas përplasjes në një ndeshje të ligës

Mes të arrestuarve ishin edhe dy të mitur, të cilët po ndiqnin takimin në qytetin Juribga

16 Janar 2023, 13:05 Nga DOSJA
Dhunë në futbollin maroken, arrestohen 18 tifozë pas

MAROK - Autoritetet marokene arrestuan 18 persona, duke përfshirë dy të mitur, pas përleshjeve mes tifozëve dhe policisë që ndodhën në qytetin Juribga (në qendër), ndërsa po luhej një ndeshje futbolli e kategorisë së parë.

Burime policore bënë të ditur të hënën, se gjatë ndeshjes ka pasur përleshje mes tifozëve të ekipeve OC Juribga dhe FAR Rabat. Këto konfrontime evoluan në "hedhje gurësh", tregon shënimi, gjë që shkaktoi dymbëdhjetë dëmtime mes policëve marokenë. Në deklaratë sqarohet se drejtësia marokene ka hapur një hetim për këto ngjarje, të udhëhequr nga prokuroria kompetente.

Ndeshja e javës së dymbëdhjetë të divizionit të parë maroken, që u zhvillua të shtunën përfundoi me humbjen 0-2 të OC Juribga. Në Marok, trazirat e shkaktuara nga grupet ultra janë të zakonshme, veçanërisht ato që mbështesin dy klubet e mëdha në Casablanca, Raja dhe Wydad .

Vetëm një javë më parë, policia marokene raportoi arrestimin e 33 tifozëve të dyshuar për përfshirje në shkaktimin e trazirave, pas një ndeshjeje midis Moghreb dhe Wydad Casablanca, më 8 shtator në qytetin verior të Tetouan. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll