Sport

DONACIONI! Pas shitjes së Moudrik te Chelsea, presidenti i Shakhtior do të japë 25 milionë euro për ushtarët ukrainas...

Në një deklaratë për shtyp të publikuar të hënën, Rinat Akhmetov, presidenti i Shakhtior, konfirmoi dëshirën e tij për të luajtur sërish në Donbass Arena dhe njoftoi dhurimin e tij prej 25 milionë eurosh për të ndihmuar ushtarët ukrainas.

16 Janar 2023, 10:47 Nga DOSJA
DONACIONI! Pas shitjes së Moudrik te Chelsea, presidenti i Shakhtior do

UKRAINE - Në një deklaratë për shtyp të publikuar të hënën, Rinat Akhmetov, presidenti i Shakhtior Donetsk, konfirmoi shitjen e Mykhaïlo Moudrik te Chelsea dhe pohoi në të njëjtën kohë dëshirën e tij për të organizuar një ndeshje miqësore kundër ‘bluve’ në “Donbass Arena”, një stagium për momentin i paarritshëm për shkak të pushtimit rus.

Për të bërë të mundur këtë ëndërr, Akhmetov nisi projektin "Zemra e Azovstalit" (Azovstal është uzina metalurgjike e Mariupolit) që konsiston në ndihmën e ushtarëve që mbrojnë Mariupolin, një qytet i vendosur në lindje të Ukrainës dhe i shënjestruar nga rusët që në ditët e para të konfliktit.

“Vendosa të filloj këtë projekt për të ndihmuar mbrojtësit e Mariupolit dhe familjet e ushtarëve të rënë. Falë tyre, sakrificës dhe guximit të tyre për të frenuar armikun në muajt e parë të luftës, sot të gjithë ndjejmë pashmangshmërinë e fitores për Ukrainën,- këmbëngul Akhmetov.

Sot po ndaj 1 miliard hryvnia (rreth 25.3 milion euro) për të ndihmuar ushtarët dhe mbrojtësit tanë, si dhe familjet e tyre. Ata do të adresojnë nevoja të ndryshme, nga trajtimi mjekësor deri te asistenca psikologjike, duke përfshirë zbatimin e kërkesave të synuara”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll