Sport

Barcelona mahnit Real Madridin dhe fiton Superkupën e Spanjës, trofeu i parë për katalanasit në ‘epokën’ e Xavit... (video)

Superiore ndaj një Real Madridi të mposhtur dhe të nënshtruar nga një Gavi i papërmbajtshëm, Barcelona fitoi ‘El Clasicon’ e finales së Superkupës së Spanjës (3-1). Ky është titulli i parë i Xavit si trajner i ‘blaugranës’.

15 Janar 2023, 22:29 Nga DOSJA

Barcelona mahnit Real Madridin dhe fiton Superkupën e Spanjës, trofeu

ARABIA SAUDITE - Nuk ka pasur duel mbrëmjen e kësaj të diele në Riad në finalen e Superkupës së Spanjës. Mjeshtër i ngjarjeve, falë një epërsie të dukshme teknike dhe kolektive, Barcelona e shoi plotësisht Real Madridin për të fituar titullin e parë të sezonit (3-1).

Debatet u mbyllën pas 45 minutave të para, gjatë të cilave ‘blaugranët’ nuk pësuan asgjë përveç asaj goditjeje me kokë nga Karim Benzema, në të vetmin inkursion të mprehtë të madrilenëve (18’). Pas një raundi të shkurtër vëzhgimi, lojtarët e Xavi shpalosën planin e tyre pa asnjë pengesë më të vogël. Ata e bënë ndryshimin me golin e hapjes shënuar nga Gavi (33’). Më pas, Gavi i ktheu ‘borxhin’ Lewandowskit (45’), i cili nuk gabon dhe shënon golin e dytë për Barçën.

Carlo Ancelotti u përpoq të ndryshonte trendin, duke nisur Rodrygo në vend të Camavingas, por asgjë nuk ndryshoi dhe Courtois duhej të kryente dy parada të reja të nivelit të lartë përballë Ousmane Dembélé dhe Lewandowski (51’ dhe 55’). 

Veç portieri belg nuk mundi ta shtynte gjatë dorëzimin për herë të tretë përballë Pedrit (69’). Më pas do të ishin tentativat e ndrojtura të Toni Kroos (71’) dhe Rodrygo (79’), deri episodi anekdotik të Benzemas (90’+3), vetëm do të ngushtonte fitoren në 3-1 të Barcelonës, e cila bëhet edhe fituesja e Superkupës së Spanjës.

Barcelona mahnit Real Madridin dhe fiton Superkupën e Spanjës, trofeu

Përpos se ky është trofeu i parë i katalanasve për vitin 2023, ky edhe trofeu i pare i ‘epokës’ Xavi në krye të Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll