Politike

'Edi Rama ti je përgjegjës...'/ Protesta e banorëve të Bërxullës, Indrit Hoxha: Pronat e tyre po ndahen si plaçkë mes kusarëve të qeverisë

Ai shprehet se qytetarët janë duke u trajtuar si plaçkë, ndërsa përgjegjës për këtë bën kryeministrin Edi Rama.

15 Janar 2023, 15:49 Nga a.l
'Edi Rama ti je përgjegjës...'/ Protesta e banorëve
Indrit Hoxha

TIRANË- Sekretari për Emigracionin në PD e Berishës ka reaguar për protestën e banorëve të Bërxullës. Ai shprehet se qytetarët janë duke u trajtuar si plaçkë, ndërsa përgjegjës për këtë bën kryeministrin Edi Rama. 

"Banorët e Berxullit trajtohen si të dorës së dytë. Pronat e tyre ndahen sot si plaçkë mes kusarëve të qeverisë. Asnjë përgjigje nuk është dhënë ndaj atyre që shteti po tenton t’i vjedh pronat. Edi Rama, ti je përgjegjësi kryesor i kësaj drame të paralajmëruar. Asnjë metër tokë nuk do të marrësh nga banorët pa një dëmshpërblim të ligjshëm. Zhvillimi nuk mund të ndërtohet mbi paligjshmërinë!”- shkroi ai.

Ndryshe nga herët e tjera, sot banorët e Bërxullës e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit duke bërë thirrje për drejtësi nga dyert e institucioneve. Protesta është përshkallëzuar teksa dy prej tyre, një zonjë dhe nipi i saj kanë kërcënuar se do të hidhen nga shtyllat e tensionit dhe do të vetëflijohen nëse nuk marrin një përgjigje nga institucionet. Situata ka agravuar me ndërhyrjen e policisë të cilët ishin të pranishëm në vendin ku po zhvillohej protesta. Edhe pse kanë më shumë se 90 ditë që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore. Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut./ Dosja.al

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll