Politike

Meta prezanton kandidaturën e Opozitës për Maliqin: Dr Gega është një garanci e fortë për qytetarët e bashkinë

Po ashtu ai ka shtuar se gadishmëria e tij do të jetë një garanci e fortë për qytetarët e Bashkinë e Maliqit, duke bërë kështu thirrje për mbështetje.  

15 Janar 2023, 12:20 Nga I.A
Meta prezanton kandidaturën e Opozitës për Maliqin: Dr Gega
Alfred Gega

MALIQ- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka prezantuar kandidaturën e Opozitës për Bashkinë e Maliqit. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se doktor Alfred Gega është një figurë e dalluar për profesionalizëm dhe përkushtim. Po ashtu ai ka shtuar se gadishmëria e tij do të jetë një garanci e fortë për qytetarët e Bashkinë e Maliqit, duke bërë kështu thirrje për mbështetje.  

Postimi i Plotë:

Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit. Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashkinë vetëm në shërbim të tyre. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore. Maliqi meriton Ndryshimin!

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 alfred gega ilir meta

Sondazh

Poll