Politike

Shkodra nën kontrollin e grupeve kriminale, Berisha: Bandat marrin vendimet, ky është narkoshtet

Kreu i PD-së thotë më tej se krimi merr dhe vendimet më kryesore në këtë vend.

14 Janar 2023, 20:12 Nga F.M
Shkodra nën kontrollin e grupeve kriminale, Berisha: Bandat marrin
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër pas njoftimit të bërë nga Policia e Shkodrës, ku tregohej se ishin çmontuar kamerat e sigurisë së grupeve kriminale. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se kjo gjë tregon se krimi kontrollon gjithçka në Shkodër e jo vetëm. Kreu i PD-së thotë më tej se krimi merr dhe vendimet më kryesore në këtë vend.

Postimi:

Krimi kontroll të rreptë të territorit. Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë! Ky është narkoshtet!

21 kamerat e vendosura në shtyllat elektrike janë çmontuar sot nga Policia e Shtetit. Në njoftimin zyrtar, Policia e Shkodrës bën me dije se bëhet fjalë për 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi "5 Heronjtë" deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi "5 Heronjtë" deri te rrethrrotullimi i Dobraçit. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente.

sali berisha policia e shkodres kamerat ne shkoder

Sondazh

Poll