Politike

Mbledhja e firmave, Salianji: Kam komunikuar me Berishën, mes deputetëve ka ende nerëz që kanë mendime ndryshe

Ai tha se nuk bën dot asgjë për tu ndryshuar mendimet, por shtoi se aktualisht janë në betejë me qeverinë dhe për momentin duhet të fokusohen tek kjo e fundit.

14 Janar 2023, 21:48 Nga F.M
Mbledhja e firmave, Salianji: Kam komunikuar me Berishën, mes
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji, i cili ka marrë përsipër mbledhjen e firmave të deputetevë të grupit parlamentar të PD-së për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt, thotë se ka pasur komunikime të vazhdueshme me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në NEWS24, Salianji tha se ka vënë re se mes demokratëve ka ende deputetë që kanë mendime ndryshe. Ai tha se nuk bën dot asgjë për tu ndryshuar mendimet, por shtoi se aktualisht janë në betejë me qeverinë dhe për momentin duhet të fokusohen tek kjo e fundit.

“Po kam pasur komunikim, pa diskutim, shoh që ka qëndrime të caktuara. Ka fraksione dhe shprehës të mendimit ndryshe, ka njerëz që mendojnë ndryshe dhe unë nuk ua ndryshoj dot qëndrimit. Ka bashkime që bëhen edhe duke pasur mendime ndryshe, ka beteja brenda partisë, pork a dhe beteja me qeverinë. Në këto momente ne jemi në betejë me qeverinë dhe duhet ta bëjmë këtë gjë,”- tha Salianji.

Deputeti Salianji ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së për të bashkuar Partinë Demokratike. Kjo nismë ka filluar prej javësh dhe deri më tani është raportuar se ka mbledhur 20 firma. Në mes të kësaj nisme, Alibeaj vendosi të përjashtonte katër deputetë nga grupi, me argumentin se nuk kishin reflektuar nga aktet e dhunës që ndodhën në selinë blu në protestën e 8 janarit. Qëllimi ishte pakësimi i firmave, por nisma vijon. 

ervin salianji

Sondazh

Poll