Bota

Ministri i Energjisë në Ukrainë: Vendi ynë kërkon bashkëpunim me SHBA-në për restaurimin e sektorit të energjisë

Zyrtarët gjithashtu i kushtuan vëmendje të veçantë bashkëpunimit në restaurimin e sistemit energjetik të Ukrainës pas sulmeve masive ruse, mënyrave për forcimin dhe mbrojtjen e tij nga kërcënimet ushtarake, si dhe perspektivat për zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe zbatimin e teknologjive të reaktorëve të vegjël modularë

15 Janar 2023, 14:15 Nga a.l
Ministri i Energjisë në Ukrainë: Vendi ynë kërkon
Galuschenko

UKRAINË- Ministri i Energjisë në Ukrainë ka zhvilluar sot një takim online me Sekretaren e Energjisë së SHBA-së Jennifer Granholm. Ai njofton se Ukraina është e interesuar për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në për zbatimin e teknologjive të reaktorëve të vegjël modularë.

"Vizioni ynë qëndron në zëvendësimin gradual të kapaciteteve gjeneruese termike, të cilat kanë vuajtur më së shumti nga sulmet ruse, me teknologji moderne pa karbon. Prandaj Ukraina është e interesuar për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në për zbatimin e teknologjive të reaktorëve të vegjël modularë. Ministri i Energjisë së Ukrainës, German Galushchenko', tha gjatë takimit online me Sekretaren e Energjisë së SHBA-së Jennifer Granholm.

Zyrtarët gjithashtu i kushtuan vëmendje të veçantë bashkëpunimit në restaurimin e sistemit energjetik të Ukrainës pas sulmeve masive ruse, mënyrave për forcimin dhe mbrojtjen e tij nga kërcënimet ushtarake, si dhe perspektivat për zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe zbatimin e teknologjive të reaktorëve të vegjël modularë, shkruajnë mediat e huaja. Galushchenko theksoi se Ukraina përpiqet të rindërtojë sistemin e saj energjetik bazuar në parimet e decentralizimit, elasticitetin ndaj sfidave ushtarake, si dhe zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe komponentit të saj bërthamor si një gjeneratë kyçe./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll