Bota

24- vjetori i masakrës së Reçakut, Walker: Një moment kthese për Kosovën

Walker përmendi edhe ish presidentin Hashim Thaçi, duke e kujtuar një moment me të.

15 Janar 2023, 13:13 Nga a.l
24- vjetori i masakrës së Reçakut, Walker: Një moment
William Walker

KOSOVË- Në Reçak është mbajtur akademia përkujtimore për rastin e 24 vjetorit të masakrës. Ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka thënë se është i lumtur që gjendet në Kosovë. Ai gjithashtu u shpreh se masakra e Reçakut ishte moment kthese për Kosovën.

“Jo se ishte masakra e parë apo e fundit në këtë vend, por për një numër arsyesh gjërat u bënë bashkë. Ditën tjetër e gjithë bota e kuptoi për Reçakun. Ishte në ballina të gjithë botës. Në Serbi, Qeveria e Beogradit e z. Milosheviq dhe z. Vuçiç, nisën të bëjnë gjërat që të kujdeseshin që bota të mos dëgjonte për Reçakun apo ta pranonte versionin e tyre. Por, falë Zotit kjo nuk ndodhi. Mediumet botërore erdhën, transmetuan pamjet e asaj që po ndodhte në Kosovë, e si rrjedhojë erdhi intervenimi i NATO-s”, u shpreh Walker.

Walker përmendi edhe ish presidentin Hashim Thaçi, duke e kujtuar një moment me të.

Tri vite më parë e mirëprita presidentin Hashim Thaçi, kur erdhi për herë të parë dhe i dhashë një lule për ta mbajtur në zyre, dhe sa herë ta shihte ta kujtojë Reçakun. Më tha se ashtu ka bërë, tani nuk e di se ku është dhe nuk e di nëse e kujton ende Reçakun”, tha Walker.

Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut?
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.

21 vjetori i masakres se recakut

Sondazh

Poll