Bota

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Askush nuk duhet ta harrojë atë çka ndodhi në Reçak

Në një postim në Twitter, diplomati amerikan sjell në kujtesë fjalinë antologjike të Martin Luther King-ut, i cili ka thënë se “Kudo që ndodhë padrejtësia, ajo është një kërcënim për drejtësinë”.

15 Janar 2023, 13:22 Nga a.l
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë: Askush nuk duhet ta harrojë
Jeff Hovenier

KOSOVË- Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier. Në një postim në Twitter, diplomati amerikan sjell në kujtesë fjalinë antologjike të Martin Luther King-ut, i cili ka thënë se “Kudo që ndodhë padrejtësia, ajo është një kërcënim për drejtësinë”.

Ne besojmë se të gjithë njerëzit, pa dallim etnie apo feje, e meritojnë dinjitetin e të jetuarit në liri dhe siguri. Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo" - Dr. Martin Luther King”. Të përulur për të përfaqësuar popullin amerikan për të nderuar dhe kujtuar ata që humbën jetën në Reçak 23 vjet më parë. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi: vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur”, ka shkruar diplomati amerikan.

Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut?
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.

21 vjetori i masakres se recakut

Sondazh

Poll