Bota

Medvedev i bën thirrje kryeministrit japonez të kryejë 'vetëvrasje rituale': Je skllav i SHBA-ve

Është e fundit në një varg të gjatë deklaratash provokuese nga Medvedev, i cili dikur konsiderohej një reformator me sy nga Perëndimi, por pas pushtimit rus të Ukrainës gradualisht po evoluon në një nga "skifterët" më fanatikë të Putinit.

15 Janar 2023, 13:05 Nga I.A
Medvedev i bën thirrje kryeministrit japonez të kryejë
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev akuzoi dje kryeministrin japonez Fumio Kishida  për "skllavëri të turpshme" ndaj Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ai duhet të kryejë vetëvrasje rituale (e njohur në japonisht si seppuku ose harakiri) për të larë turpin. Është e fundit në një varg të gjatë deklaratash provokuese nga Medvedev, i cili dikur konsiderohej një reformator me sy nga Perëndimi, por pas pushtimit rus të Ukrainës gradualisht po evoluon në një nga "skifterët" më fanatikë të Putinit.

Sipas Reuters , këto komente janë bërë me rastin e takimit të Kishidës me Joe Biden të premten, pas së cilës të dy liderët kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë thënë: Ne deklarojmë pa mëdyshje se çdo përdorim i një arme bërthamore nga Rusia në Ukrainë është do të përbënte një akt armiqësor kundër njerëzimit, për të cilin nuk mund të kishte asnjë justifikim”. Medvedev vuri në dukje se deklarata tregon "paranojë" ndaj Rusisë dhe "tradhton kujtimin e qindra mijëra japonezëve që u dogjën në zjarrin bërthamor të Hiroshimës dhe Nagasakit". Në vend që të kërkonte pendimin e SHBA-së, Kishida tregoi se nuk është gjë tjetër veçse një punonjës i amerikanëve, shtoi ish-presidenti rus.

Sipas tij, një turp i tillë mund të lahej vetëm duke kryer "sepuku", një formë e vetëvrasjes rituale që përfshin prerjen e barkut me thikë, në një mbledhje të kabinetit pasi Kishida u kthye në shtëpi. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Medvedev ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se përfshirja perëndimore në Ukrainë mund të çojë në luftë bërthamore dhe i ka quajtur ukrainasit "buburreca", ndërsa Kievi është përgjigjur se një retorikë e tillë është haptazi gjenocidale.

dmitry medvedev fumio kishida

Sondazh

Poll