15 Janar 2023, 12:47
Nga a.l
ALbin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, pas homazheve në Komplektin Memorial të Reçakut, ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve, ku u shpreh se Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet, në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e këtij krimi makabër.
Kurti tha se Prokuroria në Kosovë ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër.
“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona, serbë, që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut”, tha ai.
Ai gjithashtu citoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për Masakrën e Reçakut.
“Vetëm para më shumë se tri vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaraur se Masakra e Reçakut është fabrifikim dhe falsifikim”, tha Kurti, duke kujtuar se të njëjtën deklaratë më 10 dhjetor 2021 e ka përsëritur shefi i intelegjencës serbe, Aleksandër Vuçiç.
Fjalimi pasues është dhënë nga presidentja, Vjosa Osmani.
Çfarë ndodhi në masakrën e Reçakut?
Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjenin një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e bëri të pamundur një gjë të tillë. Nga ky rrethim u ekzekutan 45 shqiptarë.
24 vjetori i masakres se recakut
Bota
15 Janar 2023, 12:27
a.l
Adriana Meza Tores
SPANJË- Karteli i famshëm i drogës 'Sinaloa' ka një tjetër drejtues dhe vazhdon fuqishëm aktivitetin edhe ...
Bota
15 Janar 2023, 11:51
a.l
Homazhe
KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti të shoqëruar edhe nga ambasadori, W...
Bota
15 Janar 2023, 11:47
a.l
Portugali
SPANJË- Dhjetëra mijëra mësues dhe stafi i shkollës marshuan në rrugët e Lisbon&eum...
Bota
15 Janar 2023, 11:47
I.A
Gazi
GJERMANI- Do të ishte e hershme të flitej për humbje të Rusisë në Ukrainë. Por luftën e gazit kund&e...
Bota
15 Janar 2023, 11:28
a.l
Sulme ne Dnipro
UKRAINË- Lufta e ashpër e Rusisë është përqënduar së fundmi në një tjetër qytet t&eu...
Bota
15 Janar 2023, 10:56
I.A
Gjermani
GJERMANI- Andreas Kleinau vështron me optimizëm nga dritarja e zyrës së tij në port. Drejtori i menaxhimit të projek...
Bota
15 Janar 2023, 10:34
I.A
Awad Al-Qarni
ARABI SAUDITE- Një profesor i shquar i drejtësisë në Arabinë Saudite, i cili mbron nevojën për reform...
Bota
15 Janar 2023, 10:25
I.A
Perplasjet
GJRMANI- Disa mijëra vetë, mes tyre edhe aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer pro...
Bota
15 Janar 2023, 09:50
I.A
Viktimat nga Reçaku
KOSOVË- Sot me dhimbje të madhe Kosova përkujton 45 martirët në Masakrën e Reçakut. 15 jana...
Bota
15 Janar 2023, 09:42
I.A
Foto nga Kina
KINË- Afro 60,000 njerëz kanë vdekur nga Covid në Kinë që kur vendi braktisi papritmas politikën e tij t&e...