Bota

24- vjetori i masakrës së Reçakut/ Osmani: Kujtojmë me dhimbje të dashurit tanë

Osmani gjithashtu shtoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte përkujdesur t’i masakronte edhe një herë viktimat me propagandën e tij. 

15 Janar 2023, 12:56 Nga a.l
24- vjetori i masakrës së Reçakut/ Osmani: Kujtojmë me
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani mbajti fjalimin e saj në akademinë përkujtimore për 24- vjetorin e Masakrës së Reçakut. Ajo tha se 45 civilët e masakruar 24 vjet më parë në Reçak të Shtimes trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit për drejtësi. Osmani gjithashtu shtoi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte përkujdesur t’i masakronte edhe një herë viktimat me propagandën e tij. 

Sot kur i kujtojmë me dhembje të dashurit tanë, të cilëve makineria e dhunës ua këputi jetën vetëm e vetëm sepse ata ishin shqiptarë, sepse donin të jetonin të lirë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta e për të gjitha viktimat gjithandej Kosovës, bëhet synimi ynë më i madh më i rëndësishëm. Sepse historia e secilit prej tyre, është historia e Kosovës”, tha presidentja.

24 vjetori i masakres se recakut

Sondazh

Poll