Bota

Sinaloa vazhdon fuqishëm aktivitetin/ Pas arrestimit të 'El Raton', nusja e djalit të El Chapo emërohet 'mbretëresha' e kartelit

Ajo është jo vetëm nusja e bosëve më famëkeqe të drogës së viteve të fundit, por vajza e një prej anëtarëve të Sinaloas i cili u torturua dhe u vra.

15 Janar 2023, 12:27 Nga a.l
Sinaloa vazhdon fuqishëm aktivitetin/ Pas arrestimit të 'El
Adriana Meza Tores

SPANJË- Karteli i famshëm i drogës 'Sinaloa' ka një tjetër drejtues dhe vazhdon fuqishëm aktivitetin edhe pse shumë menduan se çdo gjë do të merrte fund me arrestimin e djalit të 'El Chapos'. Vendin e tij e ka zëvendësuar tashmë bashkëshortja, Adriana Meza Torres 30- vjeç e konsideruar tashmë si 'mbretëresha' e re e kartelit të Meksikës. Ajo është jo vetëm nusja e bosëve më famëkeqe të drogës së viteve të fundit, por vajza e një prej anëtarëve të Sinaloas i cili u torturua dhe u vra. Babai i saj ishte Raul Meza Ontiveros, i njohur me emrin de guerre “El M6” me grupin Sinaloa derisa u vra në Culiacan në 2007. Vëllai i saj, César Raúl, i njohur si “El Mini M6”, pati një fat të ngjashëm, duke vdekur në një shkëmbim zjarri në moshën 18-vjeçare.

Bashkëshorti i saj, Ovidio Guzmán López, një djalë i Joaquin “El Chapo” Guzmán, u kap në një përleshje me armë këtë muaj që mori jetën e 29 njerëzve, dhjetë prej të cilëve trupa meksikane. Meza Torres po nxjerr në pah fuqinë e saj të re, duke e quajtur veten “gruaja e shefit” në mediat sociale dhe duke demonstruar pasurinë e saj në një seri postimesh dhe videosh në faqe të tilla si TikTok, shkruajnë mediat e huaja. 

Bashkëshorti i saj, Guzmán López u arrestua në bastionin e kartelit në Culiacan në Meksikën lindore. I njohur si “El Ratón” ose miu, ai pritet të ekstradohet në SHBA ku do të përballet me gjyq për një sërë akuzash./ Dosja.al

adriana meza tores

Sondazh

Poll