Politike

Dekoratë nëse hapen negociatat me Ramën? Ironizon Berisha: Më mirë një ngjalë

13 Shtator 2019, 06:24 Nga DOSJA
Dekoratë nëse hapen negociatat me Ramën? Ironizon Berisha:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e djeshme është pyetur nëse Rama do të marrë negociatat dhe do të dekorohet me Urdhërin e Skënderbeut nga Presidenti Meta,  tha me ironi se i vetëm urdhër që Rama ka marrë është ai ‘Esat Toptani’ nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për meritat e tij në bashkëpunimin për ndarjen e Kosovës.

Por sa i përket vizitës së Edi Ramës në Berlin, Berisha u shpreh se ka shkuar për një ekspozitë pikture dhe se i ka kërkuar takim kancelares Angela Merkel.

“Ka shkuar një ekspozitë pikture. Është e vërtetë do takohet. Ka kërkuar dhe i ka dhënë takim, normal. Meqë jam këtu pas zhgaravinave, i ka dhënë takim. Të jesh i sigurt për këtë. Edi Rama mori një dekoratë nga Aleksandër Vuçiç, urdhrin e Esat Toptanit. Ai mund të marrë dhe urdhrin e Zografit”, tha Berisha.

Sa i përket negociatave, Berisha tha se ato mund të jenë me kushte shtesë.

“Sepse është shumë normale. Sepse rruga e vetme për ta mbajtur derën hapur, janë këto kushte. Maqedonia e Veriut e ka më të favorshme situatën”, tha Berisha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave ilir meta sali berisha edi rama hapja e negociatave ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll