Aktualitet

Aksidenti te 'Ura e Mbrostarit', policia: Pritet që polumbarët e Renea-s të kërkojnë për makinën në lum

Pasi është marrë në telefon, i riu nuk është përgjigjur dhe për këtë kanë shkuar polumbarët e Renea-s për të kërkuar në lum për makinën.  

15 Janar 2023, 10:39 Nga I.A
 
Aksidenti te 'Ura e Mbrostarit', policia: Pritet që
Pamje nga aksidenti

FIER- Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin që ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Mësohet se targat e gjetura i përkasin një makinë të marrë me qira nga një 26-vjeçar. Pasi është marrë në telefon, i riu nuk është përgjigjur dhe për këtë kanë shkuar polumbarët e Renea-s për të kërkuar në lum për makinën.  

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure. Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur. Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

aksident ne fier

Sondazh

Poll