Aktualitet

Me tetë vota pro e asnjë kundër, Adi Krasta zgjidhet zëvendësdrejtor i RTK-së

15 Janar 2023, 07:35 Nga I.A
Me tetë vota pro e asnjë kundër, Adi Krasta zgjidhet
Adi Krasta

KOSOVË- Gazetari Adi Krasta wshtw zgjedhur zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës. Bordi i RTK-së ka njoftuar se me tetë vota për dhe asnjë kundër, ka emëruar gazetarin Adi Krastën si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm.

“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

adi krasta

Sondazh

Poll