Aktualitet

Me 11 kg kanabis e 500 gr kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Francë

I riu shqiptar në momentin e parë që ka parë policinë është larguar në mënyrë të shpejtë dhe të dyshimtë.

15 Janar 2023, 10:00 Nga I.A
Me 11 kg kanabis e 500 gr kokainë, arrestohet i riu shqiptar në
Foto Ilustruese

FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë për trafik droge. Mediat e huaja shkruajnë se në 13 janar, 33-vjeçari u arrestua nga policia franceze me 1 kilogram kanabis. 

I riu shqiptar, në momentin e parë që ka parë policinë është larguar në mënyrë të shpejtë dhe të dyshimtë. Por largimi nga policia nuk rezultoi gjatë dhe shqiptari është arrestuar. 

Rreth orës 18:00 ai ka rënë në pranga, ndërsa droga ishte e paketuar në një qese ambalazhi. Gjatë kontrollit fizik në banesën e shqiptarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 10 kg kanabis dhe 500 gr kokainë.

arrestohet shqiptari ne france

Sondazh

Poll