Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

15 Janar 2023, 07:43 Nga I.A
Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për
Foto Ilustruese

TIRANË- Vendi ynë ditën e sotme do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Gjithashtu, në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë, si dhe shikim të reduktuar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll