Aktualitet

Aksident në FIer, makina përfundon në lumin Seman, gjendet targa e 'Golf-it'

Mësohet se një makinë tip 'Golf' ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman.

15 Janar 2023, 07:27 Nga I.A
 
Aksident në FIer, makina përfundon në lumin Seman, gjendet targa
Foto nga vendngjarja

FIER- Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit ditën e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Golf' ka rënë nga ura e Mbrostarit dhe ka përfunduar në lumin Seman. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po tentohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur. Por nga targat e gjetura është vërtetuar se makina e përplasur ka qenë marrë me qira. 

Zjarrfikësit po punojnë dhe po kërkojnë për makinën nën ujë, pasi ujërat e lumit Seman në këtë zonë janë relativisht të thella, por forca e rrjedhës nuk është e tillë sa për të larguar një automjet. 

aksident ne fier

Sondazh

Poll