Aktualitet

Anija me 50 litra naftë nga Libia, Tomorri ngre pikëpyetje për policinë: Kishin hallë semos u dilte emri i porositësit? 

15 Janar 2023, 08:04 Nga I.A
Anija me 50 litra naftë nga Libia, Tomorri ngre pikëpyetje për
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar daljen e policisë së shtetit në konferencë ditën e djeshme në lidhje me sekuestrim9in e aniljes me 50 litra tonë nga Bilia. Me anë të një postimi në Facebook, Tomorri shkruan se këtë reagim që policia pati për anijen që u kap dy ditë më parë duhet ta kishte edhe për aniljen e kapur me  2 mijë e 200 tonë naftë disa javë më parë. Por sipas tij, jo vetëm që policia nuk reagoi, por as nuk u arrestua asnjë shqiptar.  

Postimi i Plotë:

Ca palacosh qe jane. Kapen 50 tone nafte nga Libia dje, dolen me te madhe ne konference per suksesin e jashtezakonshem. Nxorren emrat e te arrestuarve, nxorren edhe detajet me te vogla te ketij suksesi kaq te madh. Per 50 tone nafte. Para ca javesh u ngeli ne dore nje anije me 2 mije e 200 tone nafte po nga zona e embargos nderkombetare ne Libi. U ngeli ne dore se u detyruan ta ndalonin nga sherbimet e huaja. Por edhe pse ishte 40 here me e madhe ngarkesa, jo vetem qe nuk doli policia ne konference, jo vetem qe nuk u arrestua asnje shqiptar, por nuk bene as gjysme njoftimi per mediat. Pse nuk dolen do thoni ju? Kishin hall qe mos te dilte emri i porositesit. Dhe nuk e treguan asnjehere. Tani ca policie eshte kjo dhe ca policesh jane keta? Mjerane dy lekesha te veshur me uniforme.

klodian tomorri sekuestrohet anija geni

Sondazh

Poll