Aktualitet

Shkatërrohet 'banda' e 'Range Rover'-ave në Greqi, u ndërronin shasinë dhe i përdornin në krime, në kërkim 1 shqiptar

Në total janë sekuestruar 5 automjete të vjedhura qe ishin fshehur ne Petroupoli, Haidari dhe Ilion.

14 Janar 2023, 23:29 Nga F.M
Shkatërrohet 'banda' e 'Range Rover'-ave në Greqi,
Range

GREQI- Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal që vidhte automjete në Greqi, kryesisht fuoristrada “Range Rover”. Mjetet, pasi u ndryshonin numrin e shasisë, i nxirrnin jashtë shtetit ose i rifusnin në qarkullim.

Në total janë sekuestruar 5 automjete të vjedhura qe ishin fshehur ne Petroupoli, Haidari dhe Ilion. Gjithashtu u sekuestruan: targa te vjedhura, 3 timona, pjesë këmbimi, 54 fishekë, 260 euro dhe 4 celularë.

Në pranga ka rënë një grek 42 vjeç, por është shpallur në kërkim 1 shqiptar.

greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll