Sport

Ronaldo: Më shumë se 2 milionë aplikime për një biletë për ndeshjen kundër Messit...

Ndeshja e seleksionit të përzier Al Nasr-Al Hilal kundër Paris Saint-Germain të Lionel Messit do të luhet më 19 janar.

14 Janar 2023, 10:44 Nga DOSJA

Ronaldo: Më shumë se 2 milionë aplikime për një

ARABIA SAUDITE - Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr tashmë ka shkaktuar shumë bujë, por debutimi i tij duket se do të... thyejë rekordin.

Dhe kjo, pasi sipas ESPN, më shumë se 2 milionë tifozë të futbollit, midis tyre edhe portugezë u përpoqën të siguronin praninë në ndeshjen e shumëpritur, duke kërkuar një biletë, e cila tani ka marrë formën e një copë letre magjike.

Në fakt, ndeshja në të cilën CR7 pritet të debutojë është ajo e seleksionit Al Nasr-Al Hilal kundër Paris Saint-Germain të Lionel Messit më 19 janar. Ajo do të luhet në Riad, pasi kampionët francezë të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll