Sport

ZYRTARE/ E kërkoi trajneri, Wout Weghorst nga Besiktas huazohet te Man.United…

Huazimi i sulmuesit holandez Wout Weghorst deri në fund të sezonit te ‘Djajtë e Kuq’ është zyrtarizuar të premten.

14 Janar 2023, 07:12 Nga DOSJA

ZYRTARE/ E kërkoi trajneri, Wout Weghorst nga Besiktas huazohet te

ANGLI - Huazimi u njoftua nga trajneri i Manchester United, Erik ten Hag. Tashmë është zyrtare. Wout Weghorst (30) i bashkohet Manchester United. Për të siguruar shërbimet e sulmuesit holandez, drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ i ofruan 3 milionë euro Besiktas, klubi ku ai ishte huazuar që në fillim të sezonit nga Burnley.

Në kampionatin turk, ish-lojtari i Wolfsburgu kishte shënuar 8 gola në 16 ndeshje. Këtë sezon, ai u dallua veçanërisht në Kupën e Botës në Katar, duke bërë një hyrje të bujshme në ndeshjen çerekfinale kundër Argjentinës, duke shënuar dy golat (83’ dhe 90’ + 11), duke çuar Holandën deri në gjuajtjet e penalltive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll