Sport

Media: Ka falsifikuar ditëlindjen! Mosha e Youssoufa Moukoko është vënë në dyshim...

I lindur zyrtarisht në vitin 2004 sipas dokumentave, lojtari i kombëtares gjermane Youssoufa Moukoko duhet të jetë 22 vjeç. Mirëpo, shtypi gjerman ka dyshime për moshën e futbollistit që luan me Dortmundin.

14 Janar 2023, 07:44 Nga DOSJA

 

Media: Ka falsifikuar ditëlindjen! Mosha e Youssoufa Moukoko

GJERMANI - Sa vjeç është Youssoufa Moukoko? Kjo është pyetja që shtypi gjerman i bën vetes prej disa ditësh. I lindur sipas dokumentave në Yaoundé në 2004, lojtari i kombëtares gjermane (2 ndeshje), dyshohet se mund të kishte lindur katër vjet më parë. Këtë verë, ‘Daily Mail’ pohoi se ishte gjetur një certifikatë lindjeje, që tregonte se Moukoko kishte lindur në vitin 2000.

Kjo është arsyeja pse shtypi gjerman mendon se sulmuesi nuk është 22 vjeç. Sipas Bild  këtë të premte, dokumentet po të ishin zbuluar nga babai birësues i Moukoko, gjithashtu do të zbulohej se lojtari në të vërtetë quhet Youssouffa Mohamadou. Por, duket qenë se publikimi i këtyre dokumenteve do të ishte i ndaluar me ligj, atëherë hamendësimet janë të shumta dhe më të ndryshmet.

Si për kujtesë, Moukoko mbërriti në Gjermani në moshën 14-vjeçare dhe ishte rregjistruar me U-19 të Borussia Dortmundit në të njëjtën moshë. Ky ngërç rreth moshës së tij mund të ketë pasoja në të ardhmen e lojtarit, në fund të kontratës të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll