Sport

Basketbollisti turk i drejtohet Erdoganit: “Nëse më vrasin do të jesh përgjegjës!”...

Qeveria turke ka shpallur armik yllin 30-vjeçar të NBA-së, për kokën e të cilit ka vënë një shpërblim prej 500.000 dollarësh. Basketbollisti 'fton' presidentin Erdogan të vijë në SHBA për ta kapur atë...

14 Janar 2023, 10:32 Nga DOSJA

Basketbollisti turk i drejtohet Erdoganit: “Nëse më vrasin do

SHBA - Fjalëve të qeverisë turke, e cila ka shpallur armik basketbollistin turk të NBA-së, për kokën e të cilit thuhet se në një shpërblim prej 500 mijë eurosh i është përgjigjur vetë  Enes Kanter. Me mesazhin e tij në rrjetet sociale, qendra 30-vjeçar turk i NBA-së, i cili luajti për Celtics vitin e kaluar, tha se nëse ai humb jetën, regjimi i Erdoganit do të jetë i vetmi përgjegjës për këtë. 

Basketbollisti 30-vjeçar, i cili vitin e kaluar, së bashku me nënshtetësinë amerikane, ndryshoi emrin duke shtuar fjalën Freedom (Liri), u konsiderua nga presidenti i Turqisë, si anëtar i një organizate terroriste, sepse mbështeti Fethullah Gulen dhe tani është në “Listën e Terroristëve të Kërkuar”. 

Postimi i Enes Kanter:
“Nuk mund ta besoj se kemi arritur në pikën, që duan të më vrasin. Nëse unë vritem në të ardhmen, regjimi i Erdoganit do të jetë përgjegjës. Pse administrata Biden, NATO dhe liderët perëndimorë janë të heshtur dhe ende përpiqen të kenë diplomaci me këto diktatura?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enes FREEDOM (@enesfreedom)

Në një postim të dytë, Enes Canter Freedom e “fton” Erdoganin të vijë dhe ta marrë. “Doni të humbisni gjysmë milioni? Hajdeni falas…".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Enes FREEDOM (@enesfreedom)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll