Sport

Guardiola: “Çdo ndeshje është gjithmonë e rëndësishme kur është kundër United”

Trajneri spanjol i Cityt foli për rëndësinë e derbit të së shtunës (13:30) kundër Manchester United në Premier League, por edhe për punën e Erik Ten Hag që nga Bashkimi i tij me ‘Djajtë e Kuq’.

14 Janar 2023, 07:16 Nga DOSJA

Guardiola: “Çdo ndeshje është gjithmonë e

ANGLI - Në konferencën për shtyp, para derbit me Manchester United (13:30), trajneri spanjol i Cityt, Pep Guardiola u shpreh: “Nuk është një ndeshje me eliminim, ka ende shumë për të’u luajtur. Porn jë ndeshje është gjithmonë e rëndësishme kur është kundër Manchester United, veçanërisht në Champions. Por në fund të fundit, është një lojë futbolli. Shumë gjëra mund të ndodhin ende në të ardhmen.

Ata kanë një trajner të ri këtë sezon te United (Erik ten Hag). Progresi është i qartë, jo vetëm në rezultate. Kam ndjesinë se çdo herë, në ‘Old Trafford’ apo në ‘Etihad’, është një ndeshje e vështirë. Janë gjithmonë lojëra tërheqëse, të dyja skuadrat përpiqen të bëjnë lojën e tyre, ka shumë lojtarë cilësorë nga të dyja palët, trajnerë të nivelit të lartë. Do të jetë një lojë e mirë”. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll