Sport

Kampioni Usain Bolt, viktimë e një skeme mashtrimi, atij iu grabitën miliona dollarë…

Usain Bolt u mashtrua nga një punonjës i një kompanie investimi, i cili arriti të rrëmbejë miliona dollarë nga llogaritë e tij. Policia në kërkim të mashtruesit

14 Janar 2023, 08:11 Nga DOSJA

Kampioni Usain Bolt, viktimë e një skeme mashtrimi, atij iu

XHAMAJKE - Usain Bolt ishte viktimë e mashtrimit financiar. Sprinteri i madh xhamajkan pa një sasi shumë të madhe parash që u zhduk papritur nga llogaria e tij.

Sipas raportimeve jashtë vendit, Bolt humbi disa milionë dollarë, pasi një punonjës i një kompanie investimi, në të cilën ai kishte besuar paratë e tij, së bashku me investitorë të tjerë, "zbrazi" llogaritë e tyre dhe u zhduk.

Policia vendase ka nisur hetimet për gjetjen dhe kapjen e mashtruesit, ndërsa ende nuk dihet shuma e saktë që është tërhequr nga llogaritë e kampionit olimpik dhe as nëse paratë ishin të siguruara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll