Sport

VIDEO/ Hazard takohet me Rudi Garcian në Riad, belgu mendon të kalojë te Al Nassr...

Në një moment belgu është kapur në kamera teksa shkon të takohet me trajnerin francez, duke shtuar spekulimet se ai mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon

13 Janar 2023, 20:56 Nga DOSJA

VIDEO/ Hazard takohet me Rudi Garcian në Riad, belgu mendon të

ARABIA SAUDITE - Eden Hazard ka qenë i lidhur me Al Nassr dhe, këtë të premte, sulmuesi belg është takuar me Rudi Garcia, trajnerin e sauditëve, me të cilin ka punuar kaloi te Lille. Në një moment belgu është kapur në kamera, duke shtuar spekulimet se ai mund të bashkohet me Cristiano Ronaldon.

Real Madridi ndodhet në Riad të Arabisë Saudite për të diskutuar Superkupën e Spanjës, ku do të përballet me Barcelonën në finalen e planifikuar për të dielën dhe ka qenë duke u stërvitur në qendrën stërvitore Al Nassr.

Kapiteni i kombëtares belge, Hazard, 32 vjeç, ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por sipas shtypit spanjoll, ‘los blancos’ dëshiron ta shesin atë sa më shpejt të jetë e mundur.

Shikoni videon, ku Hazard shkon të takohet me trajnerin francez Rudi Garcia të Al Nassr:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll