Sport

Aksident i frikshëm! Van de Beek dëmtohet, mbyll sezonin dhe i nënshtrohet bisturisë...

I goditur në gjurin e djathtë, mesfushori Donny van de Beek (Manchester United) do të humbasë pjesën tjetër të sezonit. Ai i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

13 Janar 2023, 20:03 Nga DOSJA

Aksident i frikshëm! Van de Beek dëmtohet, mbyll sezonin dhe i

ANGLI - Janë duke bërë xhiro në rrjetet sociale pamjet e aksidentit të rëndë të futbollistit Donny van de Beek të Manchester United në ndeshjen kundër Bournemouthit, ndaj të cilit ai startoi si titullar (3-0). 

Këtë të premte, trajneri i tij Erik ten Haag njoftoi se mesfushori holandez do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e tij të djathtë. Po sot Van de Beek i është nështruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila siç shkruan vetë lojtari, ka qenë e suksesshme.

“Jam vërtet i zhgënjyer që sezoni ka mbaruar për mua. Pas operacionit të suksesshëm, është koha për të filluar procesin tim të rikuperimit dhe do të bëj gjithçka për t'u rikthyer më i fortë për këtë klub. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura, ato kanë shumë vlerë për mua dhe familjen time”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll