Sport

Kimmich: “Shpëtova nga depresioni pas Kupës së Botës, falë tre fëmijëve të mi”

Asi i Bayern Munichut ka folur për momentet e vështira që ka kaluar pas eliminimit të kombëtares gjermane nga Botërori i Katarit.

12 Janar 2023, 18:10 Nga DOSJA
Kimmich: “Shpëtova nga depresioni pas Kupës së Botës,

GJERMANI - Mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, falënderoi sot "tre fëmijët" e tij që "e shpëtuan nga depresioni" pas Kupës së Botës në Katar, ku ai e përshkroi eliminimin e Gjermanisë në fazën e grupeve, si "ditën më të keqe të jetës së tij".

Menjëherë pas eliminimit, i dyti në katër vjet, pas atij në të njëjtën fazë në Kupën e Botës 2018 në Rusi, Kimmich kishte rrëfyer ankthin e tij, se ishte si të “rënë në një vrimë”.

“Por sinqerisht, në fund nuk rashë në një vrimë”,- u tha ai gazetarëve që shoqëronin Bayernin në Doha këtë javë për stërvitjet dimërore.

“Kjo ndodhi falë tre fëmijëve të mi. Me ta është e vështirë të biesh në një vrimë, ke gjëra të tjera për të bërë”,- buzëqeshi 27-vjeçari Kimmich. “Pas ndeshjes i lashë të flasin emocionet e mia, nuk është e lehtë të kapërcesh gjëra të tilla”.

Kimmich, i cili nuk ka luajtur që nga 1 dhjetori, si shumica e ndërkombëtarëve gjermanë që luajnë në Bundesligë, thotë se është shumë i motivuar të vazhdojë pas "këtyre pushimeve shumë të gjata".

Bayern Munich kryeson ligën gjermane me katër pikë përpara Freiburgut dhe do të rikthehet në aksion më 20 janar, kur të vizitojë për javën e 16-të Leipzigun, i cili është gjashtë pikë më pak nga kryeu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll