Sport

Shuhen hamendësimet, tenistja japoneze Naomi Osaka njoftoi se është shtatzënë…

Nuk do të marrë pjesë në Australian Open. Osaka ka ndërprerë garat që nga shtatori (në Tokio)

12 Janar 2023, 18:23 Nga DOSJA

Shuhen hamendësimet, tenistja japoneze Naomi Osaka njoftoi se

JAPONI - Tenistja 25-vjeçare nga Japonia është shtatzënë dhe do të kthehet në fusha në vitin 2024. Naomi Osaka pas pak muajsh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Tenistja ish numri një në botë, e cila ka fituar 4 Grand Slam, ka njoftuar pak ditë më parë se nuk do të jetë në Australian Open. 

Tenistja e njohur është në një lidhje që nga viti 2019 me reperin amerikan, Cordae. Osaka ka ndërprerë garat që nga shtatori (në Tokio) dhe do të kthehet në aksion në vitin 2024.

 B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll