Bota

Bëhen 'hi' miliona paund, shkrumbohen 80 varka 'Marina Marbella' në Spanjë (VIDEO)

Një raport lokal, i cili ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët, tha se rreth 80 varka midis 20 dhe 40 metra të gjatë ishin në magazinë në momentin që u përfshi nga flakët.

12 Janar 2023, 12:09 Nga a.l
Bëhen 'hi' miliona paund, shkrumbohen 80 varka 'Marina
Digjen varkat në Marbella

SPANJË- Një zjarr i madh në një depo në Marbella, Spanjë ka shkatërruar më shumë se 80 varka. Mediat e huaja raportojnë se, shumë prej anijeve në kontejnerin në portin e peshkimit La Bajadilla ishin me vlerë miliona paund.

Alarmi i emergjencës ra rreth orës 19:00 me orën lokale dhe policia, zjarrfikësit dhe ambulancat u mobilizuan. Objekti, i cili i përket Marina Marbella, përdoret për ruajtje dhe riparime varkash. Një raport lokal, i cili ende nuk është konfirmuar nga zyrtarët, tha se rreth 80 varka midis 20 dhe 40 metra të gjatë ishin në magazinë në momentin që u përfshi nga flakët.

Pamjet tregojnë tym dhe zjarr që buron nga struktura e shkatërruar mbi marinë.

Shkaku i zjarrit, i cili ishte vënë nën kontroll rreth orës 21:00 me orën lokale, nuk është ende i qartë./ Dosja.al

digjen varkat ne spanje

Sondazh

Poll