Bota

Ministri i mbrojtes në Ukrainë bisedë telefonike me shefin e mbrojtjes në Turqi, diskutojnë rëndësinë e armëpushimit

Shefi i mbrojtjes turke, Hulusi Akar i tha homologut të tij ukrainas, Oleksii Reznikov se Turqia, veçanërisht presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të vazhdojë rolin e saj në sigurimin e paqes dhe ndihmës humanitare në të gjitha nivelet

12 Janar 2023, 09:04 Nga a.l
Ministri i mbrojtes në Ukrainë bisedë telefonike me shefin e
Oleksiy Reznikov

TURQI- Ministrat e mbrojtjes në Turqi dhe Ukrainë kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku diskutuan mbi rëndësinë e një armëpushimi për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Shefi i mbrojtjes turke, Hulusi Akar i tha homologut të tij ukrainas, Oleksii Reznikov se Turqia, veçanërisht presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të vazhdojë rolin e saj në sigurimin e paqes dhe ndihmës humanitare në të gjitha nivelet, shkruajnë mediat e huaja. 

Me punën e Qendrës së Përbashkët të Koordinimit të krijuar nën iniciativën e drithit të Detit të Zi, rreth 17 milionë tonë drithë janë dërguar në mënyrë të sigurtë nga portet e Ukrainës në vendet në nevojë, tha Akar. Vazhdimi i iniciativës është i një rëndësie të madhe, shtoi ai.

Marrëveshja për eksportet e grurit

Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt. Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB u krijua në Stamboll për të mbikëqyrur dërgesat. Anija e parë u nis më 1 gusht nga porti ukrainas i Odesa-s sipas marrëveshjes historike. Turqia, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka kërkuar vazhdimisht Kievit dhe Moskës që t'i japin fund luftës përmes negociatave./ Dosja.al

oleksiy reznikov

Sondazh

Poll