Bota

Takimi me zyrtarin e lartë të DASH/ Ambasadori Hovenier: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. 

12 Janar 2023, 08:59 Nga a.l
Takimi me zyrtarin e lartë të DASH/ Ambasadori Hovenier: Partneriteti
Jeff Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë. Hovenier në një postim në Twitter shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. 

I kënaqur që mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Chollet takoi disa liderë politikë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.

Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet. Ai u takua me presidente Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile.

jeff hovenier

Sondazh

Poll