Sport

Man.City eliminohet nga Southampton në çerekfinale të Kupës së Ligës...

Southampton, i fundit në Premier League, krijoi sensacion duke eliminuar Manchester Cityn (2-0) në çerekfinale të Kupës së Ligës të mërkurën. Kualifikohet edhe Nottingham Forest

12 Janar 2023, 07:09 Nga DOSJA
Man.City eliminohet nga Southampton në çerekfinale të

ANGLI - Një frymë e freskët për ‘Shenjtorët’. Në gjendje të keqe në kampionat (gjashtë humbje radhazi), Southampton fitoi prestigjin e eliminimit të Manchester Cityt (2-0) në çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Southampton suksesin e madh e arriti me Sékou Mara (23’), por edhe një vepre të Moussa Djenepo (28’), i cili përfundoi në rrjetë një goditje të mrekullueshme nga 25 metra, duke fiksuar rezultatin 2-0. Pavarësisht hyrjeve nga Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, Southampton qëndroi për të siguruar biletën e tyre për në gjysmëfinale.

Ndërkohë Nottingham Forest gjithashtu u bashkua me katërshen e fundit të kompeticionit duke mposhtur Wolverhampton (4-3 me penallti) pasi loja e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Willy Boly hapi rezultatin për Forest (18’), kurse Raul Jimenez (64’) fiksoi shifrat 1-1. Më i aftë në penallti, Nottingham arriti në gjysmëfinale, së bashku me Manchester United, Newcastle dhe për rrjedhojë Southampton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll