Sport

Ndalohet kënga “Rent boy” në stadiumet angleze, konsiderohet homofobike…

Federata angleze njoftoi të mërkurën se do të sanksionojë klubet, tifozët e të cilëve këndojnë këngën "Rent boy", si dhe ato të sigurojnë që shikuesit e tyre të sillen siç duhet kur ndjekin ndeshjet.

11 Janar 2023, 20:26 Nga DOSJA
Ndalohet kënga “Rent boy” në stadiumet angleze,

ANGLI - Pasi disa tifozë të Nottinghamit bënë komente homofobike ndaj atyre të Chelseat më 1 janar dhe trajneri i Evertonit, Frank Lampard, ishte gjithashtu viktimë e komenteve diskriminuese gjatë ndeshjes së FA Cup midis Manchester United dhe Everton (3-1) të premten, Federata Angleze vendosi të marrë masa të rrepta.

Që tani e tutje, ajo rezervon të drejtën të sanksionojë klubet, tifozët e të cilëve këndojnë "Rent boy", ("Djalë me qera"), një këngë që konsiderohet homofobike.  

“Këto rregulla do të zbatohen për sjelljen e tifozëve në ndeshjet si në shtëpi dhe jashtë, dhe klubet në të gjitha nivelet kanë përgjegjësinë të sigurojnë që shikuesit e tyre të sillen siç duhet kur ndjekin ndeshjet”,- ka shkruar federate angleze në një deklaratë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll