Sport

‘Gafa’ e Chelseas! Ngatërron gjuhën portugeze me atë spanjole në prezantimin e Joao Felix, klubi fshin postimin në Twitter

Chelsea u detyrua të fshinte tweet-in e parë, që bëri duke njoftuar nënshkrimin e João Félix, për shkak të një gabimi disi të turpshëm.

11 Janar 2023, 19:48 Nga DOSJA

‘Gafa’ e Chelseas! Ngatërron gjuhën portugeze me atë

ANGLI - Në postim, blutë e Londrës e mirëpritën futbollistin, duke shtuar një hashtag që gjeneroi një varg komentesh: “#HolaFelix”.

Shpejt u shfaqën komente, duke shpjeguar se 'Hola' është një fjalë spanjolle dhe se João Félix është portugez, kështu që fjala e duhur do të ishte diçka si 'Olá Félix'.

‘Gafa’ e Chelseas! Ngatërron gjuhën portugeze me atë

Chelsea e ka fshirë postimin në Twitter, por nuk ka hequr qafe komentet: "Ai është portugez, jo spanjol, o idiotë. Çfarë hashtagu është ky?"

Madje një ndjekës i bluve, kujtoi edhe kohën e José Mourinhos në Stamford Bridge: "Ju mendoni se një klub, që trajneri më i suksesshëm i të cilit ishte portugez, do ta dinte ndryshimin..."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll