Sport

Superkupa e Spanjës/ Real Madrid fluturon në finale: duhen penalltitë ndaj Valencias...

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Shtesat nuk ndryshuan gjë, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive Real Madridi fitoi 4-3

11 Janar 2023, 23:18 Nga DOSJA
Superkupa e Spanjës/ Real Madrid fluturon në finale: duhen

ARABIA SAUDITE - Lotaria e penalltive i buzëqeshi Real Madridit të Carlo Ancelottit, i cili fitoi ndaj Valencias së ‘nxënësit’ të tij Gennaro Gattuso, duke fluturuar në finalen e Superkupës së Spanjës.

Lino (46’) iu përgjigj golit të Benzemas (39’ me penallti) në pjesën e dytë, duke barazuar në 1-1. As Modric dhe Asensio që hynë në fushë nuk arritën të zhbllokoni mosmarrëveshjen në kohë shtesë. 

Gjuajtjet nga pika e bardhë u nevojitën për të përcaktuar finalistin e parë të garës, që po zhvillohet në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite. Katër madrilenët shënojnë të gjithë, ndërsa te Valencia gabojnë Comert dhe Gaya, duke fiksuar fitoren 4-3 për ‘los blancos’ e Madridit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll