Sport

Chelsea/ Dëmtimi i Christian Pulisic i rëndë, mirë u pafshim pas dy muajsh…

Sulmuesi anësor amerikan ishte vetëm 22 minuta në fushë ndaj Manchester Cityt, pasi pësoi një përplasje të ashpër me mbrojtësin John Stones, i cili ndërhyri për të shmangur golin.

11 Janar 2023, 18:57 Nga DOSJA

Chelsea/ Dëmtimi i Christian Pulisic i rëndë, mirë u pafshim

ANGLI - Trajneri i Chelseas, Graham Potter, ka zbuluar se dëmtimi i gjurit të Christian Pulisic është më i rëndë sesa mendohej fillimisht. Lojtari i kombëtares amerikane do të mungojë për të paktën dy muaj, jo disa javë.

“Pulisiç do të duhet të ndalet për disa muaj. Shpresojmë që dëmtimi i Raheem Sterling të jetë më pak i rëndë”,- shpjegoi trajneri i ‘bluve’ të Londrës në një konferencë për shtyp.

Sulmuesi anësor ishte vetëm 22 minuta në fushë ndaj Manchester Cityt, pasi pësoi një përplasje të ashpër me mbrojtësin John Stones, i cili ndërhyri për të shmangur golin.

Pulisic ka pasur një karrierë të mbushur me dëmtime te Chelsea. Sezonin e kaluar ai luajti vetëm 13 ndeshje. Megjithatë, lojtari i kombëtares amerikano-verior pati një Botëror të mirë, po kalonte një moment të shkëlqyer dhe erdhi me tre ndeshje në formacionin titullar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll