Sport

Befasi! Milan ngrin në kohën shtesë, Torino shkon në çerekfinale të Kupës së Italisë...

Kuqezinjtë u eliminuan me një gol nga Adopo në minutën e 114-të: Djemtë e Juric u kualifikuan edhe pse ishin me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 70-të.

12 Janar 2023, 00:06 Nga DOSJA
Befasi! Milan ngrin në kohën shtesë, Torino shkon në

ITALI - Torino mposhti 1-0 Milanin për në 1/8 e Kupës së Italisë dhe merr kualifikimin për në çerekfinale, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Fiorentina-Sampdoria. 

Loja e rregullt e 90 minutave përfundoi 0-0 dhe pa emocione të veçanta, me granatat që mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 70-të për shkak të kartonit të verdhë të dyfishtë të marrë nga Xhixhi. 

Në kohën shtesë, kuqezinjtë nisën një sulm, por Milinkovic-Savic e ruajti mire portën e tij, ndërkohë që në minutën e 114-të, Adopo u kujdes për të nënshkruar golin e kualifikimit në fund të një kundërsulmi perfekt.

Në kërkim të dëshpëruar për barazimin, Milani ka ende disa mundësi për ta kapur atë, por Milinkoviç reziston dhe piemontezët, pas freshëllimës së fundit të gjyqtarit festojnë kualifikimin e tyre brenda në ‘San Siro”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll