Sport

Ligue 1/ Rikthehet me gol Leo Messi te PSG, që dominoi Angers. Shënoi edhe Ekitike...

Edhe një kuriozitet: ndeshja filloi me një homazh nga PSG për Pelé, por nuk pati asnjë nderim për Messin, lojtarin e tij dhe kapitenin e ekipit kampion bote.

11 Janar 2023, 23:50 Nga DOSJA
Ligue 1/ Rikthehet me gol Leo Messi te PSG, që dominoi Angers. Shënoi
Messi feston golin e tij ndaj Angers

FRANCE - PSG u rikthye në Ligue 1, pas disfatës ndaj Lens (3-1) me të cilën hapi vitin 2023, por këtë herë e bëri me ‘Mbretin’ Leo Messi në fushë. Kampioni i botës u rikthye sonte në aksion dhe këtë e bëri me një goli kundër Angers, në një ndeshje ku shkëlqeu mbi të tjerët.

Argjentinasi mezi u shfaq në pjesën e parë, por në të dytën, doli tërësisht i ndryshuar. Kur ai u shfaq përmes tunelit të dhomës së zhveshjes, po bisedonte me Neymar dhe shihej duke buzëqeshur. Ishte radha e spektaklit të Messit.

Ligue 1/ Rikthehet me gol Leo Messi te PSG, që dominoi Angers. Shënoi
Messi feston gilin me Neymar

Ai shënoi golin e dytë (72’), pas të parit të nënshkruar nga i riu Hugo Ekitike (5’). Edhe një kuriozitet: ndeshja filloi me një homazh nga PSG për Pelé, por nuk pati asnjë nderim për Messin, lojtarin e tij dhe kapitenin e ekipit kampion bote.

PSG, lideri i Ligue 1 tani është gjashtë pikë përpara të dytit, Lens, të mbajtur në kontroll (2-2) në Strasburg. Ndërkohë edhe Marseille mbajti ritmin, që me të njëjtin rezultat, 2-0 fitoi në Troyes.

Rezultatet e tjera të javës së 18-të ishin:
Ajaccio-Reims 0-1
Auxerre-Toulouse 0-5
Clermont Foot-Rennes 1-1
Nantes-Lyon 0-0
Brest-Lille 0-0
Lorient-Monaco 2-2
Nice-Montpellier 6-1

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll