Sport

Trajneri Graham Potter për ‘shpëtimtarin’ João Félix: “Ky mund të bëjë dallimin”…

"Unë shoh një lojtar të sigurt që mund të lërë gjurmë. Ai mund të marrë topin, ta mbajë atë në një hapësirë të shkurtër, të bëjë asistime. Jam i emocionuar që mund të punoj me të"

11 Janar 2023, 18:06 Nga DOSJA
Trajneri Graham Potter për ‘shpëtimtarin’ João

ANGLI - João Félix u zyrtarizua mëngjesin e kësaj të mërkure si përforcimi i Chelseas deri në fund të sezonit, i huazuar nga Atlético Madrid. Trajneri Graham Potter konfirmoi se lojtari portugez tashmë është stërvitur me skuadrën këtë mëngjes, por ende nuk e di nëse mund ta përdorë kundër Fulham të enjten, në një ndeshje të shtyrë të javës së 7-të.

“Ai është një lojtar cilësor, ai mund të bëjë diferencën në të tretën e fundit të fushës. Ai është i ri, por ka shumë eksperiencë dhe kjo na jep kurajo”,- tha ai, duke iu referuar se Félix ishte në radar. “Ne e njohim prej disa kohësh, por këto gjëra nuk ndodhin shpejt, ndoshta lëndimet (Sterling dhe Pulisic janë të lënduar, amerikani do të jetë jashtë për dy muaj) na kanë ‘shtrënguar’ fokusin. Ishte fantastike të ishe në stërvitje sot”, tha ai, duke u pyetur nëse portugezi, që do të veshë fanellën me numrin 11, mund të ketë ndikim të menjëhershëm:

“Ai ka qenë në stërvitje dhe ka minuta, kështu që nga pikëpamja fizike ai mund të luajë tani. Ndryshimi i vendeve është gjithmonë një hap drejt së panjohurës, koha që duhet për t'u përshtatur ndryshon nga lojtari në lojtar. Unë shoh një lojtar të sigurt që mund të lërë gjurmë. Ai mund të marrë topin, ta mbajë atë në një hapësirë ​​të shkurtër, të bëjë asistime. Jam i emocionuar që mund të punoj me të. Por ne duhet të përmirësojmë të gjithë ekipin, nuk është vetëm një person që do të bëjë ndryshimin”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll