Sport

Kushtet e vështira atmosferike, shiu dhe përmbytja, nuk e ndaluan Beckham të shihte debutimin e djalit të tij te Brentford B

Pavarësisht se ishte i ‘maskuar’ me kapele dhe kapuç të palltos, David Beckham u njoh dhe filloi të rrethohej nga tifozët që kërkonin selfie.

11 Janar 2023, 17:09 Nga DOSJA

Kushtet e vështira atmosferike, shiu dhe përmbytja, nuk e ndaluan

ANGLI - Pavarësisht shiut dhe një përmbytjeje të madhe që ndodhi mbrëmë në stadiumin Park View Road, modestët e Erith dhe Belvedere (kategoria e 9-të) pritën Brentford B në një ndeshje për Kupën e Londrës nën 21 vjeç. 

Një ambient që zakonisht pranon pak më shumë se 150 persona, dje në këtë ‘tribunë’ kishte më shumë se 550, të cilët kishin paguar nga 6 euro për të parë ndeshjen. Nuk mungonin për një arsye - dy njerëz, një emër i përbashkët: Beckham

Ishte debutimi i djalit të Davidit, Romeos te Brendford B, i huazuar nga Inter Miami ndërsa MLS është në pauzë. Dhe babai nuk mund të rezistonte për të mos e shikuar. Romeo ishte pjesë e Brentford B, që nga 1-2, ata e përfunduan ndeshjen duke fituar 3-2.

Pavarësisht se ishte i ‘maskuar’ me kapele dhe kapuç të palltos, David Beckham u njoh dhe filloi të rrethohej nga tifozët që kërkonin selfie.

Kushtet e vështira atmosferike, shiu dhe përmbytja, nuk e ndaluan

Welling United, i cili ndan terrenin me Erith dhe Belvedere, nuk e duroi dot krenarinë dhe ndau në rrjetet sociale fotot e ish-lojtarit.  

“Park View Road mirëpriti një mysafir shumë të veçantë mbrëmë teksa David Beckham bëri një vizitë për të parë djalin e tij Romeo. Gëzohem që të shoh, Becks!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll