Politike

Manja: Do ketë sportele në vendet ku do mbyllen gjykatat për shkak të hartës së re gjyqësore

Manja u shpreh se kjo do u vijë në ndihmë një kategori te caktuar qytetarësh në nevojë.

11 Janar 2023, 12:44 Nga A.B
Manja: Do ketë sportele në vendet ku do mbyllen gjykatat për
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave. Gjatë konferencës së përbashkët me ministrin Bledi Çuçi, Manja tha se do të hapen sportele në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore.

“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas.”- tha Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll